Klubi i Shenjtarisë i Policisë së Kosovës zë vendet e para në garat ‘Kupa Adem Jashari’

02 mars 2025 | 15:48

Policia e Kosovës ka bërë me dije se Klubi i saj i Shenjtarisë ka dalë i pari në garat e mbajtura më 1 mars, “Kupa Adem Jashari”.

Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se ky aktivitet i jashtëzakonshëm ka bashkuar gjashtë klube të ndryshme dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e garuesve.

“Klubi i Shenjtarisë – Policia e Kosovës, që po merr pjesë për herë të parë në këto gara, ka arritur rezultate të shkëlqyera duke fituar tri vendet e para në disiplinen e Pushkës Serike, kategoria Senior meshkuj, si dhe më disiplinën e Pistoletës Standard, kategoria Senior femra, vendi i parë”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot…