Klubi i Zhytjes “Trepça”: Jemi të gatshëm 24 orë për të ofruar ndihmë në rast të vërshimeve

10 janar 2021 | 23:46

Klubi i Zhytjes “Trepça” në Mitrovicë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”, kanë shprehur gatishmërinë për ndihmë në rast të vështirësive të shkaktuara nga reshjet atmosferike, po ashtu kanë thënë se për shkak të motit të ligë ditëve të fundit, kanë qenë të gatshëm 24 orë për intervenim.

Image may contain: night, outdoor and water
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur
Jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha ditëve të fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale,
Ne si klub i zhytjes ju njoftojmë se jemi të gatshëm 24 orë për të intervenuar, çdo qytetar që ka nevojë të mos hezitoj, të na kontaktojnë.
Gjithmonë në shërbimin e çdo qytetari
Mirëmbetshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka…