Klubi italian i shtohet garës për Muriqin

30 prill 2020 | 14:42

Vedat Muriqi e pëlqen idenë e transferimit në Itali dhe agjenti i tij e di mjaft mirë se për të interesohet edhe Napoli.

Kohëve të fundit është përfolur se Lazio në Serie A është klubi më i interesuar për shërbimet e sulmuesit prizrenas.

Megjithatë, sipas ‘ArenaNapoli’, edhe Napoli ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes. Napoli është duke e menduar transferimin e një sulmuesi në verë pasi që Arkadiusz Milik mund të shitet, ashtu si edhe Dries Mertens.

Fiziku i shkëlqyer, fuqia dhe aftësia në lojën ajrore janë disa nga karakteristikat e Muriqit. Për transferimin e Muriqit, Napoli do të duhet të shpenzojë hiç më pak se 15 milionë euro, shumë kjo e cila ka rënë shkaku i pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) u…