Klubi italian interesohet për Marcelon

20 qershor 2022 | 16:02

Ylli brazilian, Marcelo para pak ditëve bëri të ditur largimin nga Real Madridi, por tani mund të vazhdojë kontratën në qytetin e modës në Itali.

Siç raportohet nga mediet spanjolle, Milani i ka ofruar kontratë njëvjeçare në vlerë 3 milionë euro në sezon. Marcelo kaloi 15 vjet të karrierës së tij në Madrid dhe fitoi një numër të madh të trofeve, duke përfshirë pesë trofe të Champions League dhe gjashtë tituj të La Ligës.

Për momentin, megjithatë, 34-vjeçari nuk është i bindur për kalimin në Lombardi pasi ai do të përgjysmonte pagën që merrte me Real Madridin.

Gjërat mund të zhvillohen gjatë verës, por kuqezinjtë do të përballen me konkurrencën nga një numër i madh klubesh evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve…