Klubi nga Serie B interesohet për Manajn

22 shkurt 2023 | 12:08

Sulmuesi Rey Manaj është larguar me marrëveshje nga Watfordi. Futbollisti shqiptar sapo është kthyer nga lëndimi dhe nëse një klub interesohet, duhet të presë edhe rikuperimin e tij.

Në mediet italiane, sipas medieve lokale “ildot.it”, Manaj është në ‘radarin’ e Cosenzas, ekip që ndodhet në Serinë B dhe po lufton për mbijetesë. Manaj shihet si lojtar i duhur për të ndihmuar në arritjen e objektivit.

Gjithashtu nga Spanja është raportuar se nuk përjashtohet edhe një rikthim tek Albaccete në Kategorinë e Dytë spanjolle.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi nga sot…