Klubi Politik “Afrim Zhitia”: Konferenca e Bujanit dhe lufta e UÇK-së përbëjnë bazamentin e Republikës së Kosovës
Në përvjetorin e 80-të të Konferencës së Bujanit, Klubi Politik “Afrim Zhitia” ka ftuar institucionet e Republikës së Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin Glauk Konjufca që ta shfuqizojnë suprimimin e rezolutës së Konferencës së Bujanit.
Sipas Klubit Politik “Afrim Zhitia”, Konferenca e Bujanit është një kryevepër e luftës antifashiste e popullit shqiptar, së bashku me luftën e UÇK-së përbëjnë bazamentin e Republikës së Kosovës.
“Pasi Kuvendi i K.S.A. të Kosovës, me iniciativë të komisarëve politik të platformës politike të RSFJ-s për Kosovën: Azem Vllasit, Ali Shukriut, Rrahman Morinës, Dushan Ristiqit etj kanë suprimuar rezolutën e Konferencës së Bujanit, për interesa të nacionalizmit, shovenizmit dhe hegjemonizmit serb. Prandaj Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’ fton institucionistët e Republikës së Kosovës: Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin Gllauk Konjufca që ta shfuqizojnë suprimimin e rezolutës së Konferencës së Bujanit. Konferenca e Bujanit krahas konferencave të Tehranit, Jaltës, dhe Potsdamit, është një traktat ndërkombëtar që do t’i zmbraps aspiratat aneksioniste serbe ndaj Kosovës. Konferenca e Bujanit është një kryevepër e luftës antifashiste e popullit shqiptar, së bashku me luftën e UÇK-së përbëjnë bazamentin e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Klubit Politik “Afrim Zhitia”, kryetar i së cilës është Ragip Shala.