Klubi Politik “Afrim Zhitia”: Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjet në veri të Kosovës
Duke përcjellur me shqetësim situatën politike në veri të Kosovës, të shkaktuar nga projekti i Vuqiqit për “botën serbe”, Klubi Politik “Afrim Zhitia” lëshonë këtë:
Kumtesë
Republika e Kosovës, dikur Dardania, është mbijetesë e politikës hegjemoniste, ekspansioniste dhe aneksioniste të pansllavizmit ruso – serb në gadishullin ballkanik.
Këto politika për fat të keq kanë gjetur shumë her mbështetje edhe nga fuqitë e mëdha të kohës.
Që nga viti 1989, në prag të shpërbërjes së RSFJ-s, faktorët vendimarrës: BE dhe SHBA, kanë gabuar rëndë kur kanë përkrahur politikat hegjemoniste pushtuse serbe ndaj njësitëve federale të Jugosllavisë.
Një gabim i tillë vazhdon të përseritet edhe tani kur përkrahen aspiratat e Beogradit për “botën serbe”, të synuar në veriun e Kosovës .Vendosja e forcave ushtarake serbe për gjatë kufirit me Kosovën, cënon paqën jo vetëm në Kosovë . Shpërthimi i një lufte në Kosovë, për qëllime të “botës serbe” do t’i hapte rrugë marshimit të ushtrisë serbe edhe në B.Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kroaci.
Prandaj apelojmë qendrat e vendosjes të nderpresin synimet e Serbisë për “botën serbe”, sa nuk është bërë vonë.
Ftojmë veteranët e UÇK-s, subjektët politike që të mbështesin përpjekjet e institucionëve shtetërore të Kosovës për ta ushtruar sovranitetin dhe integritetin territorial në veriun e Kosovës.
Ftojmë Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, subjktët politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginës së Preshevës të takohën sa më par për kordinim në mbrojtje të interesave jetike kombëtare.
Ragip Shala
Kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”
Prishtinë 29.05.2023