Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’ reagon pas zgjerimit të aktakuzës nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së
Me rastin e zgjerimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, ka reaguar Klubi Politik “Afrim Zhitia”, kryetar i së cilës është Ragip Shala.
Klubi Politik “Afrim Zhitia” ka theksuar se edhe ky veprim i radhës përbënë një krim të veçantë: Krim Segregacioni.
“Ngujimi i qëllimshëm i Kosovës në vakuum juridik, privimi nga e drejta për të paditur Serbinë, Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’ konstaton se ky veprim përbënë një krim të veçantë: Krim Segregacioni. Por pavarësisht segregacionit të Kosovës në qasje të gjykatave ndërkombëtare, Kosova përbënë një bazen provash për krimet shtetërore serbe në Kosovë. Ndërmarrjet e organizuara kriminale të aparatit shtetëror serb në Kosovë rezultojnë me këto krime: 1) Krime të Gjenocidit; 2) Krime të Etnocidit; 3) Krime të Kulturocidit; 4) Krime të Luftës; 5) Krime kundër Njerëzimit; dhe 6) Krime të Terrorizmit. Këto krime duhet sa më parë që t’i thërrasin ndërgjegjes së qytetërimit evropian për t’u ndëshkuar”, është thënë në reagimin e Klubit Politik “Afrim Zhitia”.