Klubi Politik “Afrim Zhitia”: Republika e Kosovës nuk është rezultat i “çështjes humanitare”

13 mars 2025 | 10:35

Klubi Politik “Afrim Zhitia”, ka kërkuar nga gjithë akterët politik e ushtarak ndërkombëtar që Republikës së Kosovës t’i njihet e drejta për tu armatosur dhe për tu vetëmbrojtur. Kjo thirrje ka ardhë menjëherë pasi diplomacia ndërkombëtare e ka quajtur ushtrinë e Kosovës si organzëm për nevoja apo çështje humanitare.
Ky klub politik ka deklaruar se Republika e Kosovës është rezultat i mbijetesës të krimeve të gjenocidit serb ndaj Kosovës për një shekull.
Thirrja e plotë e Klubit Politik “Afrim Zhitia”:

THIRRJE
Republika e Kosovës nuk është rezultat i “çështjes humanitare” siç pohojnë akterët politik dhe ushtarak të diplomacisë ndërkombëtare.
Republika e Kosovës është rezultat mbijetese të krimeve të gjenocidit serb ndaj Kosovës për një shekull.
E drejta e Republikës së Kosovës për t’u armatosur qëndron në të drejtën për tu mbrojtur prej synimeve hegjemoniste serbe, për tu mbrojtur prej politikave aksioniste serbe ndaj Kosovës, për tu mos u përsëritur krimet e gjenocidit serb mbi Kosovën.
Prandaj Klubi Politik “Afrim Zhitia” thërret gjithë akterët politik dhe ushtarak të diplomacisë ndërkombëtare që Republikës së Kosovës t’i njihet e drejta për tu armatosur, për tu vetëmbrojtur.
Ragip Shala
Kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”
Prishtinë; 12.03.2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jeton Kelmendi Mendja e njeriut shkon kahdo dhe madje…