Klubi Rotarian ‘Çabrati’ dhuron tetë laptop për QMF-të e Gjakovës

25 dhjetor 2018 | 15:42

Klubi Rotarian Gjakova – “Çabrati” në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në kuadër të projektit të Telemedicinës në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) të Komunës së Gjakovës, kanë organizuar punëtorinë dhe tryezën e punës me temën “Përfitimet nga Telemedicina dhe zbatimi i saj në sektorin primar në QMF-të e Komunës së Gjakovës”.

Pjesëmarrës në këtë tryezë kanë qenë të pranishëm mjekë të QMF-ve, të spitalit të përgjithshëm, përfaqësues nga Klubi Rotarian Gjakova – “Çabrati” dhe Komuna e Gjakovës. Gjatë takimit, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Shehu-Kola, ka njoftuar të pranishmit mbi projektin dhe bashkëpunimin me klubet rotariane në fushën e mjekësisë si dhe ka falënderuar Klubin Rotarian Gjakova -“Çabrati” për kontributin e vazhdueshëm në avancimin e sektorit shëndetësor. Fleta Baraku, kryetare e Klubit Rotarian  Gjakova – “Çabrati”, ka njoftuar të pranishmit mbi ecurinë e projektit si dhe ka prezantuar pajisjet e telemedicinës dhe përfitimet nga implementimi i tyre në praktikë.

Në fund të kësaj tryeze, menaxheri i këtij projekti, Butrint Batalli, ka dorëzuar edhe tetë laptopë për të gjitha QMF-të.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar prodhuesit…