Klubi spanjoll interesohet për Dakun

12 tetor 2022 | 12:39

Reprezentuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi rezultoi profili i duhur për kampionatin spanjoll. Sulmuesi nga Prizreni po shkëlqen me gola për Mallorcan dhe kjo ka nxitur Celta Vigon të shohë për një profil të ngjashëm për repartin e sulmit.

Kandidati kryesor është Mirlind Daku. I ngjashëm me Muriqin dhe me një nuhatje të mirë për golin, sulmuesi shqiptar ka joshur drejtuesit e klubit të La Ligas.

Ish-lojtari i Kukësit dështoi të gjurmë në kampionatin shqiptar, shkëlqeu me gola me ekipin e Ballkanit, ndërsa të njëjtën gjë është duke e bërë edhe tani me fanellën e Muras në Slloveni. Mediet spanjolle raportojnë për një transferim të mundshëm të Dakut në merkaton e janarit. Kartoni i sulmuesit vlerësohet me shifrën 800 mijë euro nga “Transfermarkt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë të mbaruar problemet mes Britney Spears dhe babait…