Klubi i zhytjes ‘Trepça’ nga Mitrovica niset drejt Lepencit
30 prill 2018
| 13:16
Klubi i zhytjes ”Trepça” raportohet është nisur nga Mitrovica në drejtim të Lepencit për t’iu bashkangjitur kërkimeve për dy policët e zhdukur.
Kryetari i këtij klubi, Liridon Ahmeti, ka thënë se fillimisht po nisen drejt Lepencit, por se mund të përfundojnë edhe në territorin maqedonas për t’i kërkuar policët e zhdukur.
Zyrtarët policorë në mbrëmjen e së shtunës raportohet se përfunduan në lum pas aksidentit në magjistralen Kaçanik- Hani Elezit.