Kluivert: De Lighti u pendua që zgjodhi Juven para Barçës
Patrick Kluivert pretendon se qendërmbrojtësi holandez Matthijs de Ligt është penduar që vendosi të transferohet në Juventus dhe jo në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës.
Barça ishte favorite për ta transferuar holandezin në verë, por De Ligtin vendosi ta vazhdojë karrierën në Juventus.
“Unë personalisht nuk tentova ta bindë atë t’i bashkohet Barcelonës. Unë vetëm ia tregova anën pozitive e Barcelonës, si klub dhe si qytet”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit, në një intervistë për mediumin spanjoll, “Mundo Deportivo”.“Natyrisht, ne po flasim për një mbrojtës të mrekullueshëm dhe në fund ai e mori zgjedhjen e tij. Mendoj se ai është penduar paksa tani, por kjo është mënyra se si shkojnë gjërat. Në jetë, t’i bën zgjedhje, nganjëherë të mira e nganjëherë të këqija. Ti duhet të mësosh nga gabimet e tua”, ka shtuar Kluivert.