Kluivert emërohet trajner i Indonezisë
06 janar 2025
| 13:00
Ish-sulmuesi legjendar, Patrick Kluivert, ka marrë një detyrë të re në futboll. Ish-lojtari i Ajaxit dhe Barcelonës, do të bëhet trajner i Kombëtares së Indonezisë.
Kluivert, ka nënshkruar kontratën dyvjeçare me Kombëtaren aziatike me opsion për të vazhduar edhe dy vjet të tjerë, ku për qëllim do të ketë kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Kluivert, kryesisht kishte qenë asistent i disa skuadrave në Holandë dhe po ashtu edhe i Kombëtares së tij, ku kishte qenë pjesë e stafit të Louis Van Gaalit. Ndërsa si trajner menaxhoi vetëm Kombëtaren e Curaçaos dhe skuadrën turke të Adana Demirspor.