Kluivert: Ëndrra ime është Barcelona
Justin Kluivert, djali i ish-futbollistit të famshëm Patrick Kluivert, është një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian.
18-vjeçari i cili luan me Ajax dhe që ka debutuar me Holandën, ka thënë se dëshiron që të ndjekë gjurmët e babait të tij, i cili ka luajtur 6 vite me Barcelonën. “Ekipi im i ëndrrave është Barcelona. Mund të shkoj të luaj dhe në ndonjë skuadër tjetër pa asnjë problem, por Barcelona është ëndrra ime”, theksoi Kluivert.
Në lidhje me qëllimet e tij në karrierën që sapo e ka nisur, i riu u shpreh: “Objektivi im kryesor është që të fitoj Topin e Artë. Do të stërvitem shumë që ta arrij këtë qëllim. Por, e di që jam herët dhe më duhet të përmirësohem shumë”. Në 30 ndeshje që ka luajtur me Ajax në këtë sezon, Justin Kluivert ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asist.