Kluiverti dhe Olseni nuk bëjnë pjesë në planet e Mourinhos  

16 korrik 2021 | 12:15

AS Roma e Jose Mourinhos nis të marrë formë. Drejtuesit e klubit me miratimin e trajnerit, kanë nisur punën për të sistemuar lojtarët të cilët nuk konsiderohen pjesë e projektit të portugezit.

Pas Pau Lopez e Cengiz Under të cilët u transferuan në Francë te Marseille, edhe Justin Kluivert dhe Robin Olsen mund të transferohen në Ligue 1.

Holandezi duket se ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me Nice, ndërsa portieri Olsen ka arritur akordin paraprak me kampionët në fuqi Lille, ku do të zëvendësojë Mike Maignan, i cili iu bashkua Milanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në llogarinë…