KMDLNj akuzon ndërkombëtarët se kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vlerësuar se është bërë gabim që çështja e personave të zhdukur nuk është konsideruar dhe nuk është trajtuar si e drejtë elementare e njeriut dhe çështje humanitare, por si çështje politike.
“Mungesa e një baze e të dhënave. Ka munguar një bazë e të dhënave për personat e zhdukur apo ka pasur publikime, sidomos nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, me të dhëna të pasakta, stërpërsëritja e shumë emrave disa herë duke krijuar një listë të pasaktë. Ka munguar përditësimi i këtyre listave”.
“Trajtimi i kësaj çështjeje sipas parimit etnik: Deri vonë kanë qenë lista të ndara me persona të zhdukur të përkatësisë shqiptare dhe lista me të zhdukur të përkatësisë serbe, rome, boshnjake, turke, egjiptase, ashkalinjve, gorane, etj.”, është thënë në njoftimin e KMDLNj-së.
Sipas këtij njoftimi, KMDLNj ka identifikuar problemet që nga viti 1990 – 2019 për moszbardhjen e fatit për personat e zhdukur. Ky këshillë ka thënë se në këtë proces ka ndikuar mungesa e vullnetit të faktorit ndërkombëtar për zbardhje e fatit të personave të zhdukur, politizimi i skajshëm i çështjes, mungesa e parimit apo zbatimi i standardeve të dyfishta të organizatave ndërkombëtare, mungesa e një baze e të dhënave, etj.
KMDLNj ka përmendur edhe rastin kur një person i quajtur Hoze Pablo Barajabar, i cili është marr me të zhdukurit ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete, pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash duk e dëmtuar rëndë procesin e identifikimit të personave të zhdukur.
“Mungesa i një institucioni që do ta bënte identifikimin në bazë të ADN-së. Identifikimi i gabuar, varrimi pa u bërë fare identifikimi përmes ADN-së, stërpërsëritja e intervistimeve të familjarëve , mungesa e një instituti që do ta bënte identifikimin pa pasur nevojë të dërgohen mostrat jashtë Kosovës ka vonuar e në shumë raste edhe ka pamundësuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”.
“Ndërkombëtarët, përkatësisht Hoze Pablo Barajabar ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete, pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash duke e dëmtuar rëndë procesin e identifikimit të personave të zhdukur. Edhe sot janë shumë mbetje mortore që nuk janë identifikuar e që janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore e që presin të identifikohen përmes ADN-së”, është thënë në njoftimin e KMDLNj-së.
/Epoka e re/