KMDLNj: BE-ja po ndërhynë në punë të brendshme të Kosovës

18 dhjetor 2018 | 13:36

KMDLNj-ja ka kundërshtuar sjelljen e zyrtarëve të lartë të BE-së ndaj Kosovës. Në reagimin për medie të këtij këshilli është vlerësuar se shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn janë pozicionua në anën e Serbisë.

“Para takimit të radhës në Bruksel midis delegacionit nga Kosova i udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe treshes së BE –së, Mogerini , Han dhe Malstrom , po këta tre i dërguan kryeministrit Haradinaj një letër ofertuese për heqjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Oferta ishte fyese, nënçmuese dhe shantazhuese , e ambalazhuar me vullnet të mirë që , nëse Kosova e hjek taksën prej 100% para datës 17 dhjetor, atëherë, BE do të ndryshojë emërtimin, nga UNMIK në Kosovë* e që nuk ka fare dallim përmbajtësorë përveç një mashtrimi ambalazhues .  Asnjë shtet në botë nuk e ka njohur Kosovën me fusnotë por kjo fusnotë është pjellë e presidentit aktual dhe Edita Tahirit që deklaronin se kjo fusnotë do ta ketë fatin e një fjolle bore e doli të jetë akull i Grendlandës”, është thënë në reagim, duke shtuar se  treshja e BE-së nuk është aspak e brengosur për qytetarët e Kosovës të cilët janë ngujuar në një geto duke ua mohuar të drejtën elementare të njeriut.

Sipas KMDLNj-s, disa institucione të BE-së kanë konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike për liberalizim të vizave.

“Tani po del se Kosova e ka edhe një kusht ekskluzivisht politikë, vazhdimi i negociatave për të ashtuquajturin normalizim të marëdhënieve me Serbinë, në kohën kur Beogradi, me përkrahje dhe në heshtje të BE-së, me të gjitha mjetet e mundshme po bënë përpjekje ta shkatërrojë Kosovën  duke e bllokuar në të gjitha proceset integruese dhe duke blerë, me armatim, çnjohjet nga vendet që edhe e kanë bërë këtë. Kjo, për BE -në, përkatësisht për Mogerinin dhe Han që skajshmërisht janë në anën e Beogradit nuk paraqet fare shqetësim. Shqetësim paraqet fakti pse ka rënë eksporti i mallrave serbe dhe boshnjake në Kosovë, pse këto dy shtete armiqësore ndaj Kosovës po humbin qindra milionë euro dhe pse po rrezikohen vendet e punës dhe ndalimi i prodhimit për serbët e Serbisë dhe Bosnjës në kohën kur shumica e qytetarëve të Kosovës janë kategori sociale. Nuk paraqet asnjë shqetësim për zonjën Mogerinin dhe gospodin Han që serbët e Kosovës, që nga përfundimi i luftës nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar dhe shërbimet tjera, madje, për më keq, qytetarët e tjerë të Kosovës janë plaçkitur pamëshirshëm duke ua faturuar edhe shpenzimet që serbët nuk i kanë paguar dhe për këtë nuk janë kompensuar asnjëherë”, është thënë me tutje në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj ka vlerësuar se Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë të trajtohen si të gjitha vendet e tjera. “Nëse Mogerini dhe Han insistojnë që Hashim Thaçi, president i Kosovës të jetë udhëheqës i vetëm i bisedimeve me Serbinë , ç’kuptim ka Ekipi Negociator dhe çfarë vlere ka Platforma e Qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë ?! Edhe ashtu , kjo Platformë për bisedime ka shumë mangësi për faktin se mund të përdoret vetëm si lëndë e parë për një platformë përmbajtjesore dhe e  pranueshme për qytetarët e Kosovës , pas një diskutimi publik me të gjithë aktorët që mund të kontribuojnë në përmirësimin e saj”, është thënë në reagim.

Ky këshill, ka  reaguar edhe ndaj formimit të ekipit negociator të votuar në kuvend. “KMDLNj vlerëson se është ekip i zorit , i formuar shpejt dhe shpejt dhe i cili, përjashtuar pak rasteve ka mungesë të madhe të kredibilitetit dhe aty ka persona që nuk i plotësojnë as kushtet minimale të negociojnë për dhe në emër të Kosovës. Ka anëtarë që nuk kanë as edhe një anëtarë që e përkrahin, e kanë një të kaluar të dyshimtë, janë përfitues të paqes pasi kanë qenë kundër luftës, nuk i plotësojnë as standardet minimale morale, njerëzore dhe politike”, është vlerësuar në reagim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së…