KMDLNj dënon rastin e kërcënimit të deputetes Eliza Hoxha

29 prill 2020 | 14:57

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka dënuar rastin e kërcënimit të deputetes së PDK- së, Eliza Hoxha, e cila përmes rrjeteve sociale është kërcënuar me jetë.

Për KMDLNj-në “kjo paraqet shkelje të të drejtave të njeriut si dhe përpjekje që përmes frikësimit të pengojë dhe pamundësojë punën e deputetes Hoxha por edhe të gjithë atyre që janë kërcënuar kohëve te fundit”.

“Është për brengosje se kërcënimet përmes rrjeteve sociale janë shndërruar në fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare dhe se me këtë dukuri organet e hetuesisë dhe Prokuroria e Shtetit duhet të merren seriozisht”.

“Nëse kërcënimi shndërrohet si mënyrë e të heshturit të kundërshtarit politikë dhe jo vetëm politikë dhe nuk e kemi reagimin e shpejtë dhe në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë demokracia do të bëhet shumë e lëndueshme për faktin se po rrezikohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, e drejtë e shprehjes së lirisë së mendimit, liria e lëvizjes deri te e drejta për jetë”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së, duke kërkuar që kërcënuesi/t të nxirren para drejtësisë ku do të zbardheshin motivet e kërcënimit të rëndë ndaj deputetes Eliza Hoxha.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ia ka ndërprerë masën e paraburgimit, të…