KMDLNj: Do të ishte mirë politikisht dhe moralisht të mos pengohet qeveria e ardhshme

17 shkurt 2021 | 15:05

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vlerësuar se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit situate politike në vend është qartësuar shumë.

“Pozita e ardhshme ka siguruar pushtet absolut duke udhëhequr me ekzekutivin, me fuqi të madhe në Kuvendin e Kosovës dhe duke e marrë edhe postin e presidentit. Pozita e ardhshme ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare duke e marrë përgjegjësinë e plotë për të gjitha proceset dhe vendimmarrjen në Kosovë”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Ky këshill ka kërkuar që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve.

KMDLNj ka thënë se shpreson se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë qeverinë Kurti 2, Albin Kurtin, kryeministër sikur edhe Vjosa Osmanin presidente.

Gjithashtu, KMDLNj ka kërkuar që çështja Kurti të mos dërgohet në Gjykatë Kushtetuese sepse, pa nevojë vonohen proceset tjera e që duket se do të jenë përgjegjësi absolute e pozitës së ardhshme.

“Do të ishte shumë mirë, politikisht dhe moralisht që qeveria e ardhshme të mos pengohet, jo në 100 ditë të ardhshme, por në 12 muaj të ardhshëm. Opozita e ardhshme, me deklaratën përjashtuese të kryeministrit të ardhshëm, lirohet nga çdo përgjegjësi në planin e vendimmarrjes e që i lë mundësi për konsolidim të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në demokraci, votuesi i përcakton rregullat e lojës politike ndërsa të zgjedhurit dihet t’i zbatojnë ato. Në rastin konkret është përcaktuar qartë adresa e vendimmarrjes dhe përgjegjësisë andaj çdo përpjekje për pengim të procesit është dhunim i vullnetit të shumicës”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtë vit Çmim Kombëtar…