
KMDLNJ: Dyshohet për një vetëvrasje në burgun e Lipjanit
20 qershor 2020
| 19:23
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media kanë thënë se sipas informatave që kanë dyshohet se një e paraburgosur me inicialet D.R ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.
“Sipas informatave të KMDLNj dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në njoftimin e dërguar për medie.
Ndërkohë ende nuk ka ndonjë konfirmim nga institucionet e sigurisë rreth një ngjarje të tillë.