KMDLNj e dënon dëmtimin e pllakës së varrezave protestante në Gjilan
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas dëmtimit të pllakës së varrezave protestante në Gjilan.
KMLDNj e ka dënuar këtë veprim duke e quajtur vandal.
“KMDLNj e dënon këtë veprim vandal që drejtohet ndaj një komuniteti fetar në Kosovë dhe i cili, sipas ligjeve në fuqi , i gëzon të gjitha të drejtat për përmbushjen e detyrimeve fetare si edhe komunitetet tjera fetare. KMDLNj përkujton opinionin se Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës deri më tani ka hasur në vështirësi në disa komuna për sigurimin e lokacionit për varrezat e që KMDLNj disa herë ka reaguar publikisht në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta sikur edhe ka kërkuar nga autoritetet të sigurohet një lokacion për varreza .KMDLNj kërkon hetim të shpejtë dhe vënie para organeve të drejtësisë të atyre që iu dëshmohet përgjegjësia për këtë akt të shëmtuar”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.
/Epoka e re/