![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/kmdlnj-850x567-1-600x360-1.jpg)
KMDLNj: Gucatit nuk ia treguan arsyet e arrestimit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas aksionit të EULEX-i në zyrat e organizatave të dala nga lufta dhe arrestimin e Hysni Gucatit, kryetar i OVLUÇK-së.
Përmes një komunikate për medie, KMDLNj ka vlerësuar se arrestimi i Gucatit u bë pa ia treguar arsyet e arrestimit.
“Me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, policë të EULEX – dje arrestuan, Salih Mustafën – Calin, pas, siç u deklarua kjo Gjykatë më vonë ndaj tij ishte konfirmuar aktakuza nga gjykatësi i caktuar po nga kjo Gjykatë. Gjatë tërë procesit, autoritetet vendore ishin përjashtuar krejtësisht nga operacioni i arrestimit sikur edhe gjatë ndërhyrjeve të përditshme në zyrat e OVL-së së UÇK-së nga persona të panjohur, me rroba civile kurse sot, një numër i madh i policëve të EULEX-it, të armatosur rëndë bastisën këto zyra sikur që arrestuan kryetarin, Hysni Gucati, pa dhënë, së paku deri më tani arsyet e arrestimit”, është thënë në komunikatën e KMDLNj-së.
Gjatë këtij aksioni, sipas këtij këshilli, policët kanë penguar edhe gazetarët duke mos i lejuar ta bëjnë punën për çka edhe janë të thirrur.