KMDLNj-ja: Greva e mësimdhënësve ishte e instrumentalizuar
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vlerësuar se greva e mësimdhënësve ishte e instrumentalizuar.
“SBAShK-u, thuaja për tre javë me radhë e solli arsimin kosovar par një kolapsi duke kërcënuar se ky vit edhe mund të jetë i humbur për të gjitha nivelet, që nga ai parashkollor e deri të ai universitar. Kërkesat e SBAShK-ut ishin shantazhuese, ultimative dhe përfituese”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.
Ky këshill e ka quajtur mashtrues kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili për më shumë se tre javë u bë “yll“ i situatës tragjike duke u verbëruar para shkëlqimit të kamerave.
“Tash, pas këtij manipulimi të panevojshëm me ndjenjat e nxënësve dhe prindërve të tyre nga disa aventurierë sindikal dhe politik, shtron një pyetje publike : kush do të jep përgjegjësi për këtë mashtrim dhe dëm që iu është bërë nxënësve të të gjitha niveleve për shkak të grevës së panevojshme dhe të paarsyeshme?|, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.
Më tutje, KMDLNj-ja ka theksuar se orët e humbura nuk duhet të zëvendësohen, por duhet të thirren në përgjegjësi të gjithë ata që kontribuuan për këtë gjendje, që nga institucionet parashkollore e deri te ai i arsimit të lartë.
/Epoka e re/