KMDLNj-ja kërkon hetim për rastin e Astrit Deharit

24 tetor 2019 | 13:59

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) nëpërmjet një deklarate për medie ka reaguar ndaj deklarimeve të prindërve të Astrit Deharit të cilët e kanë akuzuar drejtorin ekzekutiv të KMDLNj-së, Behxhet Shala, për përgjegjësi lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

KMDLNj ka kërkuar hetim si dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar për zbardhjen e këtij rasti sikur se që do të marrë çdo përgjegjësi nëse vërtetohet se ka fakte me të cilat mbulohen akuzat publike ndaj KMDLNj-së dhe Behxhet Shalës.

“KMDLNj kërkon hetim dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çdo kohë për zbardhjen e këtij rasti sikur që do të marrë çdo përgjegjësi nëse vërtetohet se ka fakte me të cilat mbulohen akuzat publike ndaj KMDLNj-së dhe z. Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv”, është thënë në deklaratën e KMDLNj-së.

Deklarata e plotë e KMDLNj-s:

 Me datë 24 tetor 2019, pas marrjes së raportit nga Instituti Zviceran, Avni Dehari, në një prononcim publik në mesin e atyre që kanë përgjegjësi për rastin Astrit Dehari e përmend KMDLNj-në dhe z. Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv.

Nuk është hera e parë që KMDLNj dhe drejtori Shala përmenden në kontekstin e përgjegjësisë.

KMDLNj informon opinionin se për rastin Dehari i ka vetëm 3 komunikata publike, e para e datës 05.11.2016, e dyta 07.11.2016 dhe e treta e datës 23.11.2016. Tjera deklarata për këtë rast nuk ka.

KMDLNj, po i përsërit këto tri (3) komunikata që i janë dërguar medieve dhe le të vlerësohet nëse ka diçka paragjykuese.

KMDLNj kërkon hetim dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çdo kohë për zbardhjen e këtij rasti sikur që do të marrë çdo përgjegjësi nëse vërtetohet se ka fakte me të cilat mbulohen akuzat publike ndaj KMDLNj-së dhe z. Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin…