KMDLNj-ja kërkon ndërtimin e një spitali në kuadër të ShKK-së

27 maj 2019 | 15:31

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ripërsëritur kërkesën për ndërtimin e një spital brenda sistemit të burgjeve të Kosovës.

Ripërsëritja e kësaj kërkese ka ardhur pas arratisjes së një të burgosuri nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), dhe suspendimit të disa oficerëve korrektues.

Nëpërmjet një reagimi ky këshill ka thënë se nuk duhet të merren në qafë oficerët korrektues të burgjeve , por duhet sa më shpejt në ndërtohet spitali, i cili do të jetë në dispozicion të të burgosurve.

“Këto ikje nuk janë se ndodhin për herë të parë për faktin se në QKUK apo spitalet rajonale nuk ka dhoma të sigurta andaj disa të dënuar simulojnë sëmundje për të krijuar mundësi pastaj për arratisje. Në këtë kontekst KMDLNj ka kërkuar që në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) të ndërtohet një spital vetëm për personat e privuar nga liria ku do të trajtoheshin të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që janë në institucionet mbajtëse në territorin e Kosovës. Këto praktika janë në të gjitha vendet e rajonit dhe janë treguar të suksesshme”.

“Nuk është në rregull dhe as e pranueshme që në korridoret e QKUK-së apo spitalet rajonale të sillen pacientët, të paraburgosurit dhe të dënuarit, personeli shëndetësor si dhe personeli korrektues (policët). Në këto rrethana nuk ka siguri për askënd dhe janë kushtet ideale për arratisje të privuarve nga liria. Me ndërtimin e spitalit për të burgosurit ndjeshëm do të zvogëloheshin shpenzimet, transporti do të ishte midis institucioneve korrektuese dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme të privuarit nga liria do të detyrohen të vendosen në QKUK apo në spitalet rajonale”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Sipas KMDLNj-së në rrethanat ekzistuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe ai shëndetësor i burgjeve është nën gërshërë të përgjegjësisë.

“Nëse i dërgon të privuarit nga liria në institucionet shëndetësore krijon mundësi për arratisje, ndërsa nëse nuk i dërgon identifikohen si shkelës të drejtave të njeriut nga organizatat monitoruese për të drejtat e njeriut. Ndërtimi i spitalit për të burgosur brenda burgjeve do ta ulë korrupsionin, gjithashtu edhe nepotizmin sikur që do ta mënjanonte në masë të madhe trajtimin diskriminues që po zbatohet tani duke favorizuar, pa arsye objektive kastën e VIP të burgosur dhe duke diskriminuar të burgosurit me probleme të mëdha shëndetësore e që presin shumë për trajtim për shkak të statusit të tyre”, është thënë në këtë reagim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jerome Boateng nuk bënë pjesë në planet e Bayern Munchen…