KMDLNj-ja kundërshton emërtimin e Komisionit presidencial dhe Strategjinë e drejtësisë tranzicionale
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka shprehur një kundërshtim të fortë ndaj emërtimit të “Komisionit Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtim” dhe Strategjisë për drejtësi tranzicionale.
KMDLNj-j ka kritikuar ashpër emërtimin e propozuar për Komisionin si të paragjykues dhe të papërshtatshëm, duke theksuar se ky emër është shpallur pa miratimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale nga Qeveria.
KMDLNj-ja k argumentuar se ky emër e dëmton pavarësinë e Komisionit duke e lidhur atë me ndikimin presidencial.
Sipas KMDLNj-së Zyra e Presidentes dhe Zyra e Kryeministrit kanë kontribuar pak në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale dhe madje kanë penguar procesin.
KMDLNj ka theksuar se Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtim ishte një nismë e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka mbështetur këtë iniciativë në mënyrë materiale dhe profesionale.
Sipas KMDLNj-së, Zyra e Presidentes ka tentuar të privatizojë këtë nismë dhe ta shfrytëzojë politikisht.
Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KMDLNj-së:
Në një komunikatë për media e ZP thuhet se: “Presidentja e Kosovës në linjë me Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës do ta themelojë Komisionin Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtim….. KMDLNj – që nga fillimi ka qenë pjesë shumë kontributdhënëse në Grupin Punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale ku kanë qenë edhe akterët tjerë institucionalë (Zyra e Presidentes, Zyra e Kryeministrit, MD, ministritë tjera dhe përfaqësues të OJQ – ve që kanë përvojë në këtë fushë.
Realisht, kontribut real dhe konkret kanë dhënë përfaqësues të sektorit civil dhe një grup i ngushtë në krye me drejtuesin e GP- es ndërsa kontributi i Zyres së Presidentes dhe ZKM ka qenë kontribut zero, madje më shumë pengues. Në takimin e fundit KMDLNj ka kundërshtuar fuqishëm emërtimin “Komisioni Presidencial për të Vërtetën dhe Pajtim” për faktin se ishte paragjykues se kush e themelon këtë Komision. Ishte jonormale që të emërtohet ky komision ende pa u votuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale në Qeveri, pastaj nuk ka vend në botë që
ka emërtim të Komisionit me këtë emër. Së fundi, Zyra e Presidentes është dashur të penalizohet për angazhim zero në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale e lëre më të lejohet që brutalisht ta keqpërdorë pushtetin duke e privatizuar emërtimin e Komisionit.
Në këtë takim vetëm KMDLN j- ë dhe INTEGRA e kanë kundërshtuar këtë emërtim në ndërkohë që nga pozita e arrogancës së pushtetit është mbrojtur nga një injorante e fushës duke e hedhur këtë
kundërshtim në fushë politike përkatësisht në luftë speciale kundër presidentes. KMDLNj-ja kishte vërejtje edhe në përmbajtjen e Strategjisë por se nuk u pranyan dike mbizotëruar interesi dhe fuqia politike. Po këto vërejtje, kohëve të fundit i bënë publike edhe disa ambasadorë të shteteve që e përkrahën punën e Grupit Punues që nga themelimi.
Interesi dhe pozicioni politik eka dëmtuar përmbajtjen e Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale dhe, sipas KMDLNj-së, me këtë formë dhe me këtë përmbajtje e bën të pazbatueshme
Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtim ka qenë nismë e Presidentit Thaçi i cili me asgjë nuk e ka penguar punën e GP, përkundrazi e ka mbështetur materialisht, profesionalisht dhe në planinlogjistik. Kjo ka qenë arsyeja pse ZP, në përpjekje ta mohojë nismën e presidentit Thaçi, e ka privatizuar në mënyrë të paskrupullt Komisionin, ende pa u themeluar duke ia dhënë pronësinë
presidentes aktuale që me asgjë nuk e ka merituar duke bërë përpjekje ta materializojë politikisht. Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtim është i pavarur, jashtë çdo ombrelle politike dhe partiake prandaj një Komision Presidencial…. apriori paragjykon pavarësinë duke e futur nën ombrellën presidenciale. Për Presidentët është me rëndësi që ajo të jetë themeluese ndërsa për punën e këtij as që i bëhet vonë.
Edhe Qeveria e Kosovës nuk do të ketë asnjë dobi nga Strategjia për Drejtësi Tranzicionale sepse është e pazbatueshme dhe jogjithëpërfshirëse.
Komisioni i emërtuar sipas presidentes duhet të anulohet kurse Strategjia për Drejtësi Tranzicionale duhet të rishikohet në mënyrë që të bëhet e pranueshme për të gjitha palët dhe e zbatueshme.