KMDLNj kërkon informata për personat e liruar nga burgu në kohë pandemie

13 maj 2020 | 13:16

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) janë takuar me Adelina Jusufin, zëvendëskoordinatore e Panelit për Lirim me Kusht (PLK) në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit për ndihmë humanitare për personat e privuar e të liruar në kohë pandemie.

Në këtë takim, KMDLNj ka kërkuar nga Paneli për Lirim me Kusht (PLK) që ta mbështesë me informata për personat që paneli ka liruar në kohë pandemie.

Sipas Jusufit, PLK-ja ka qenë shumë efikase në këtë kohë, duke liruar më shumë se 80 persona të privuar nga liria, por edhe ato rastet që i kanë refuzuar e kanë shkurtuar kohën e refuzimit.

Po ashtu, KMDLNj-ja ka kërkuar nga PLK-ja që të jenë më të hapur në informimin e personave të privuar lidhur me datat e mbajtjes apo trajtimit të lëndëve, njoftimin me kohë të të gjithë aplikuesve dhe njoftimin në formë të shkruar, por edhe që Paneli të jetë më “dorëlirë “ në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përputhje me ligjin.

Mbështetja humanitare për personat e privuar nga liria apo ata që janë liruar është siguruar nga KFOS dhe Rrjeti i Fondit të Hapur në Nju Jork që mbulon 185 familje në afatin tremujor nga 170 euro. Kriter kryesor për përfituesit e mundshëm është gjendja ekonomike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të 323 000 punëtorët e huaj që jetojnë në konvikte…