KMDLNj kërkon të rritet buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale

24 tetor 2019 | 11:48

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar nga Qeveria e re që ta rrisë buxhetin për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Gjithashtu, ky këshill ka kërkuar mbulimin e të gjitha shpenzimet të familjarëve të ngushtë në mënyrë që të kenë mbrojtje cilësore.

Sipas KMDLNj-së, kjo është e drejtë elementare e njeriut e që çdo qeveri e ka detyrim ta respektojë dhe ta përmbushë këtë të drejtë.

“Kjo është e drejtë elementare e njeriut e që çdo qeveri e ka detyrim ta respektojë dhe ta përmbushë këtë të drejtë. Po të faturoheshin shpenzimet për mbrojtje të të akuzuarve potencial dhe të gjitha shpenzimet për familjarët e ngushtë të këtyre personave në adresë të Dhomave të Specializuara , numri i të ftuarve do të ishte më i vogël”.

“Qeveria e Kosovës , me kohë është dashur të refuzojë çdo faturë financiare për ata që arrestohen dhe dërgohen dhunshëm, kundër vullnetit si dhe kundër të drejtave të njeriut, në shtetet tjera, mijëra kilometra larg Kosovës. Tash, këto fatura duhet t’i paguaj Kosova në mënyrë që prokurorët dhe gjykatësit, stafi administrativ dhe gardianët e Dhomave të Specializuara e që një numër jo i vogël i tyre ka parazituar nën UNMIK-un dhe EULEX-in , të jetojnë dhe ‘punojnë’ në kushte sa më komode”, është thënë në njoftimin e KMDLNj-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…