KMDLNJ: Marrëveshja për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit të garantohet nga Qeveria
Telekomi i Kosovës ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë bankare, të cilat ishin bllokuar ditë më parë.
Lidhur me këtë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka thënë se marrëveshja për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit të garantohet nga Qeveria e Kosovës. “KMDLNj përkrahë kërkesat e drejta të punëtorëve të Telekomit sepse janë në mandatin e KMDLNJ-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e që me bllokimin e xhirollogarisë seriozisht u rrezikuan, duke i rrezikuar punëtorët dhe familjet e tyre. Shteti i Kosovës duhet të garantojë dhe sigurojë mirëqenien e qytetarëve, në situata normale kurse, në situata të jashtëzakonshme duhet të merr vendime të jashtëzakonshme, së paku për t’ua lehtësuar gjendjen e cila, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë i ngjet situatave në gjendje lufte”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.