KMDLNj: Askush nuk guxon të ushtrojë presion ndaj deputetëve

02 qershor 2020 | 12:32

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)  ka bërë thirrje që të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re.

Përmes një deklarate për medie, ky këshill ka vlerësuar se edhe gjykatësit e   Kushtetueses duhet të kursehen nga kërcënimet, shantazhimet dhe linçimet.

KMDLNj-ja pret që edhe votimi për Qeverinë e re të Kosovës në Kuvend të bëhet në suaza të një demokracie parlamentare, duke respektuar çdo votë si shprehje e lirë e vullnetit të deputetit.

“Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë presion në deputetë për përcaktimin e votës së tyre. Seanca për votim të Qeverisë së re më asnjë mënyrë nuk guxon të përshkallëzojë në veprime jo-parlamentare, ndryshe ata që do ta bëjnë këtë do të marrin përgjegjësi politike dhe do të kenë pasoja në zgjedhjet e ardhshme që sipas KMDLNj nuk do të jenë larg”, ka vlerësuar KMDLNj-ja.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Gërguri, kryeinspektori i minierave ka  thënë për gazetën “Epoka…