KMDLNj: Protestat nuk zgjidhin problemet e grumbulluara në arsim!

20 maj 2022 | 13:25

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar në lidhje me protestën e SBASHK-ut.

“Protestat nuk zgjidhin problemet e grumbulluara në arsim!. Pas ndërprerjes paralajmëruese njëorëshe të mësimit, SBASHK-u sot ka organizuar protestë njëditore për faktin se Qeveria e Kosovës ka shpërfillur kërkesat e SBASHK-ut për rritje të pagave e që një kohë të gjatë ishte negociuar me qeveritë e mëparshme. SBASHK-u i mandatuar të mbrojë interesat e mësimdhënësve por jo edhe të nxënësve jo se ka dëshmuar ndjeshmëri për dëmin që i ka shkaktuar procesit mësimor me protesta të shpeshta dhe paralizuese. Në anën tjetër Qeveria aktuale ka treguar mungesë elementare të përgjegjësisë institucionale të trajtimit të SBASHK-ut si partner të pashmangshëm për zgjidhje të problemeve në arsim duke injoruar kërkesat për takim që i ka kërkuar SBASHK-u”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Reagim i KMDLNj-së:

PROTESTAT NUK ZGJIDHIN PROBLEMET E GRUMBULLUARA NË ARSIM!

Pas ndërprerjes paralajmëruese njëorëshe të mësimit, SBASHK-u sot ka organizuar protestë njëditore për faktin se Qeveria e Kosovës ka shpërfillur kërkesat e SBASHK-ut për rritje të pagave e që një kohë të gjatë ishte negociuar me qeveritë e mëparshme. SBASHK-u i mandatuar të mbrojë interesat e mësimdhënësve por jo edhe të nxënësve jo se ka dëshmuar ndjeshmëri për dëmin që i ka shkaktuar procesit mësimor me protesta të shpeshta dhe paralizuese. Në anën tjetër Qeveria aktuale ka treguar mungesë elementare të përgjegjësisë institucionale të trajtimit të SBASHK-ut si partner të pashmangshën për zgjidhje të problemeve në arsim duke injoruar kërkesat për takim që i ka kërkuar SBASHK-u. Madje, para Kuvendit zgjedhor të SBASHK-ut, gjatë dhe pas këtij kuvendi, kryetari i djeshëm dhe aktual, Rrahman Jasharaj është fyer dhe linçuar duke bërë përpjekje të imponojë një udhëheqje që i përshtatet qeverisë e që nënkupton ndërhyrje në punën e një instutucioni të pavarur siç është SBASHK-u. Rrahman Jasharaj u rizgjodhë kryetar e SBASHK-ut edhze për një mandat dhe edhe nëse nuk pajtoheni me te është dashur të respektohet si udhëheqës dhe përfaqësues i ligjshëm i SBASHK-ut e që Qeveria nuk e ka bërë këtë. KMDLNj, ndonëse grevën e sheh si një të drejtë të njeriut kur nuk është në kundërshtim me ligjet në fuqi, e konsideron se greva do të duhej të ishte mjeti i fundit i reagimit sindikal dhe gjithnjë duhet të merret parasysh interesi i nxënësve që del të jetë pala më e dëmtuar në këtë proces. Grevën e SBASHK-ut e kanë kundërshtuar edhe Këshilli i Prindërve të cilin e përkrah KMDLNj. KMDLNj vlerëson se grevat e shpeshta dëmtojnë mësimnxënien përmes mohimit të mësimdhënies dhe gjithmonë është në mbrojtje të interesit të nxënësve. Edhe në rastin konkret KMDLNj përkrahë të drejtën elementare të nxënësve për një arsimim cilësorë dhe vlerëson se nxënësve po iu mohohet kjo e drejtë. Nxënësitë nuk duhet dhe nuk mund të viktimizohen për shkak të mosmarrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut shkaku se Qeveria po e mbronë një interes politik kurse SBASHK-u një interes material. Edhe ashtu gjendja në arsim është e rëndë, me grevat e paralajmëruara se mund të përshkallëzohen kjo gjendje vetëm sa do të përkeqësohet.
Në këtë kontekst KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës përkatësisht MASHT-in që së bashku me SBASHK-un ta gjejnë një zgjidhje që të dilet nga kjo situatë në mënyrë që nxënësit të ,os e pësojnë pikërisht në kohën kur po përfundon viti i rregulltë shkollorë. Paralajmërimi nga MASHT se çdo orë e humbur e mësimit për shkak të grevës do të kompensohet është joserioz aq më parë që edhe zëvendësimet e mëparshme nuk kanë qenë efektive dhe nuk kanë dhënë asnjë rezultat. KMDLNJ vlerëson se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 e ka dëmtuar shumë procesin mësimor për të lejuar një luks që përmes grevavë ky dëmtim të shkaktojë pasoja të pariparueshme në procesin e arsimimit. Prandaj, para se të marrin çfarëdo veprim MASHT-i dhe SBASHK-u duhet t’i kenë parasysh këto pasoja dhe në radhë të parë duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesin e nxënësve e që qartazi asnjëra palë nuk po e bënë këtë. Nëse vazhdojnë që edhe në të ardhmën, me kryeneçësi të mbrojnë pozicionet e betonuara, përgjegjësia për pasojat pashmangshëm do të adresohet te MASHT dhe SBASHK-u. Në tërë këtë rëmujë të luftës së intereseve, KMDLNj pret një angazhim më të madh dhe më të vendosur të Këshillit të Prindëve në mbrojtje të interesit për një mësimnxënie normale të fëmijëve të tyre. Këshilli i Prindëve nuk mund të përjashtohet nga asnjë vendimmarrje për procesin mësimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Fanda B.I. Emri tregtar N.T.P.Sh. “City - Net ",…