KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim kriminal, kërkohet protestë gjithë popullore

11 prill 2025 | 21:21

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16%.

Në një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, KMDLNj i quan zyrtarët e ZRrE-së “kusarë” dhe “strukturë të organizuar kriminale”, duke i akuzuar për mashtrim, varfërim të qytetarëve dhe shkelje të të drejtave ekonomike e sociale të popullit.

“Përkundër kundërshtimit plebishitar të qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë, kusarët e ZRrE-së sot morën vendim që faturat të jenë 16% më të larta. Kjo është një goditje direkte ndaj qytetarëve nga një qeveri në detyrë dhe një bord i politizuar”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të premten me…