KMDLNj: SBAShK-u grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), me anë të një komunikate për media ka thënë se SBAShK-u ka shantazhuar DKA-të, MASHT-in, Qeverinë e Kosovës, ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët me grevën e mbajtur në shkollat e Kamenicës.
“SBASHK-u, kërcënimin me grevë por edhe grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës së një grupi të caktuar , të ndikuar dhe manipuluar politikisht. Kujtojeni marrëveshjen e nënshkruar të SBAShK-ut të ‘pavarur’ me subjektet politike dhe koalicionet në fushatën parazgjedhore ku hyjnë në raport dhe shërbimi tipik klientelistë ndonëse padronët e tyre as që e kishin të siguruar fitoren në zgjedhjet e vitit 20017”.
KMDLNj më tej thotë se nuk është përgjegjësi, as e SBAShK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit apo riorganizimit të procesit arsimorë dhe infrastrukturës të cilën komuna e bënë.
“Tash, SBAShK-u, i shoqëruar nga BSPK ndërhynë në kompetencat ekzekutive të komunës së Kamenicës, DKA të kësaj komune dhe kryetarit Kastrati duke e kushtëzuar – shantazhuar ndërprerjen e grevës me tërheqjen e vendimit të kryetarit Kastrati”, është thënë në komunikatën e KMDLNj-së.
/Epoka e re/