KMDLNj së bashku me Kolegjin AAB organizojnë tryezë kushtuar Adem Demaçit
Më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, së bashku me Kolegjin AAB organizon tryezë kushtuar Adem Demaçit, fitues i Çmimit Saharov, dy herë i nominuar për çmimin Nobel për Paqe dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Tryeza do të mbahet në Kolegjin AAB dhe fillon në orën 14:00.
Panelistë të kësaj tryeze do të jenë: Prof. dr. Hajredin Kuqi, prof. dr. Agim Vinca, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa dhe drejtori ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala.
Bashkorganizatorët e kësaj tryeze, Kolegji AAB dhe KMDLNj vlerësojnë se nuk ka aktivitet më të qëlluar për shënimin e 60-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara se përkujtimi dhe përjetësimi i një Simboli që i dha kuptim dhe përmbajtje të drejtave të njeriut në planin kombëtar dhe ndërkombëtar i unifikuar në figurën dhe personalitetin e Adem Demaçit.
/Epoka e re/