KMDLNj: Të burgosurit në Hajvali kërkojnë pezullimin e dënimit aq sa zgjatë pandemia
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vizituar të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Zyrtarët KMDLNj-së kanë zhvilluar takime me menaxhmentin e kësaj qendre dhe me të burgosurit ku janë njoftuar me kërkesat e tyre.
“Pas takimit, monitoruesit takuan personat e privuar nga liria me të cilët biseduan për gjendjen aktuale ne te cilën ndodhen dhe kërkesat që i parashtruan për grevë urie. Nga të burgosurit u njoftuam se ata kanë vendosur që të pezullojnë grevën e urisë me kërkesë institucioneve, deri më 4 maj 2020 në pritje se autoritetet vendimmarrëse do t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre për lirim të menjëhershëm apo pezullim të dënimit për aq kohë sa zgjatë pandemia. Nëse pas kësaj date institucionet nuk marrin asnjë veprim konkret për plotësimin e kërkesave të tyre e që i plotësojnë kushtet ata janë duke planifikuar që të shkojnë përtej, duke organizuar protesta nga familjet e tyre dhe në grevë urie do të përfshihen të gjithë të privuarit nga liria”, ka njoftuar KMDLNj-ja.