KMShK-ja kundërshton iniciativën rreth hartimit të Ligjit për media

08 maj 2018 | 18:42

Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin për iniciativën rreth hartimit të Ligjit për media, duke e konsideruar si edhe një përpjekje për kontroll dhe censurë mbi mediat.

“Legjislacioni aktual në Kosovë rregullon në mënyrë të plotë funksionimin e mediave dhe KMShK-ja konsideron se nuk ka nevojë për ndonjë ligj të ri, si ai që po synohet të hartohet. Bordi i KMShK-së vlerëson se për mirëfunksionimin e mediave mjafton të zbatohen ligjet aktuale, që përbëjnë praktikat pozitive të funksionimit të mediave. Bordi i KMShK-së e konsideron të papranueshme çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e mediave dhe të shprehjes, nëpërmjet ligjeve të panevojshme”, është thënë në deklaratën e Bordit të Këshillit të KMShK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përputhje me përfundimet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,…