KMShK-ja organizon Shkollën e Etikës së Gazetarisë
23 maj 2018
| 17:04
Të mërkurën ka filluar moduli i dytë i Shkollës së Etikës së Gazetarisë me pjesëmarrjen e studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve të ri.
Shkolla organizohet nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), me mbështetjen e Fondit të Luksemburgut, implementuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.
Kjo shkollë ka për qëllim të fuqizojë rëndësinë e etikës në gazetari, si dhe t’u ofrojë studentëve dhe gazetarëve të ri njohuri rreth çështjeve të etikës dhe gazetarisë në përgjithësi.
Pjesëmarrës në këtë shkollë janë studentë nga tre universitete, dhe gazetarë të ri.
Ky modul zgjatë tri ditë.