Knaus: Javë e rëndësishme në Strasburg – Asambleja Parlamentare do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
15 prill 2024
| 00:06
Në mbledhjen e mbajtur nga Komiteti i Çështjeve Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Paris më 27.03.2024 është rekomanduar që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës.
Asambleja Parlamentare e KIE ka njoftuar se hapi tjetër do të jetë një debat plenar më 18 prill – dhe një votim nga Kuvendi i plotë mbi Opinionin e tij statutor.
“Javë e rëndësishme në Strasburg, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës. Ka arsye për të qenë optimist se demokracia e fundit evropiane që nuk është ende në Këshillin e Evropës do t’i bashkohet së shpejti. Në interes të të drejtave të njeriut të të gjithëve”, ka shkruar Knaus në platformën “X”.
Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.
Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit./Telegrafi/