Knaus kritikon Gjermaninë dhe BE-në për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE
02 tetor 2024
| 16:02
Gerald Knaus, drejtor i Institutit ESI, ka dhënë një koment në lidhur me çështjen e ngritur nga gazetari Michael Martens.
Knaus ka vlerësuar se mospërkrahja e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të Gjermanisë dhe politikës së BE-së në vitet e fundit.
“Ky ishte një nga vendimet më të këqija të politikës së jashtme gjermane dhe 🇪🇺 në vitet e fundit: – ajo minoi PACE në KiE, duke injoruar një konsensus dërrmues ndërpartiak ndërvendor, duke mos e futur as në agjendë pranimin e Kosovës – minoi besueshmërinë e të gjitha proceseve evropiane të bazuara në merita” – ka shkruar ai në platformën “X”.