Knezheviç: Abazoviçi arrestoi dy serbë të dyshuar për krime lufte me kërkesë të Kosovës
Kryetari i Partisë Popullore Demokratike (DNP), Milan Knezheviç, njëherë një nga liderët e koalicionit pro-serb dhe pro-rus “Për të Ardhmen e Malit të Zi (ZBCG)”, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që të mos marrë pjesë në, siç ka thënë ai, arrestimin e serbëve dhe malazezëve të arratisur nga Kosova.
Knezheviç, siç ka trasmentuar rrjeti ballkanik i lajmeve në gjuhën serbe “N1”, ka pandehur se vetëm në shtatë ditët e fundit, në bazë të kërkesës së Qeverisë së Kosovës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi – Zhivko Vuksanoviç dhe Momçilo Bulatoviç – janë arrestuar nën dyshimet se kanë krye krime gjatë lufës së fundit në Kosovë (1998-1999).
“Ne sigurisht që nuk do ta tolerojmë këtë lloj terrori ndaj popullit serb që po tenton të përhapet edhe në Mal të Zi, aq më tepër që vendi ynë është bërë strehë për kriminelët më të ashpër në mbarë botën, të cilët paguajnë për lirinë e tyre duke korruptuar institucionet kompetente”, ka theksuar Knezheviçi, derisa ka kërkuar që serbëve t’u sigurohet ndihmë dhe mbrojtje.
Serbia nuk i ka pranuar krimet e luftës në Kosovë, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare për t’i dorëzuar kriminelët e luftës dhe për të dhënë informacione për varrezat masive, ku janë fshehur trupat e të vrarëve gjatë luftës.