Koalicion me Limajn? Kurti: S’i kemi ndryshuar qëndrimet ndaj kundërshtareve, kanë bërë luftë hibride kundër qeverisë

04 mars 2025 | 11:56

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur për formimin e qeverisë së re dhe mundësitë për koalicion të mundshëm me Nismën Socialdemokrate që ka lider Fatmir Limajn, duke thënë se, partia që udhëheq ai do të pres certifikimin e rezultateve e pastaj do të shohin “për rrugën përpara”.

Megjithatë, Kurti ka deklaruar se ai dhe partia që ai drejton nuk kanë qëndrime të tjera për kundërshtarët e tyre, nga ato që kanë pasur me herët.

I njëjti ka thënë se LV-ja ka dalë fituese në zgjedhje, dhe se ai që fiton “duhet dhe do ta formojë qeverinë”.

“Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibrdie kundër qeverisë sonë, dhe kundër LV-ja, por ne kemi dalë fitimtar dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, janë nënshkruar memorandumet e…