Koalicionet parazgjedhore, takohen Isa Mustafa e Shpend Ahmeti
19 gusht 2019
| 10:46
Shumë takime politike dhe shumë vendime pritet të ndodhin këtë javë në Kosovë, kur edhe pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit.
Derisa PSD-ja, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Ky takim po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit, raporton KosovaPress.