Koalicioni AAK-PSD hap fushatën elektorale, i bindur se do të fitojë

25 shtator 2019 | 18:33

Koalicioni parazgjedhor AAK-PSD ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Ky koalicion betejën për zgjedhjet e 6 tetorit e ka nisur nga komuna e Suharekës.

Në hapje të kësaj fushate nuk ka qenë i pranishëm, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se koalicioni AAK-PSD është për 100 për qind shtet.

Ai ka thënë se janë bashkuar me Haradinajn për shkak të rrezikut që i kanoset Kosovës.

“Kur vjen puna tek Kosova nuk ka karrige”, ka thënë Ahmeti, duke iu referuar dështimit të koalicionit në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se ende nuk ka kaluar rreziku për ndarjen e Kosovës.

Ahmeti ka ftuar qytetarët që ta votojnë numrin 119 në zgjedhjet e 6 tetor.

“Numri 119 është numri kryesor, numrat tjerë vetëm mundeni me ia huq”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa kandidati për deputet nga ky koalicion, Daut Haradinaj, ka thënë se në numrin 119 është garancia për shtetin e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr…