Koalicioni AAK-PSD nesër prezanton kandidatin për kryeministër dhe listën zgjedhore
06 shtator 2019
| 17:35
Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se të nesër (e shtunë) do të mbahet tubimi në të cilin do të nominohet kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ku kandidat do të jetë Ramush Haradinaj.
Po ashtu, PSD-ja ka bërë me dije se në këtë tubim do të prezantohen edhe kandidatët për deputetët të Kuvendit të Kosovës nga ky koalicion.
“Të shtunën, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, mbahet tubimi në të cilin do të nominojmë kandidatin për kryeministër, të prezantojmë kandidatët e koalicionit AAK-PSD si dhe shpalosim programin qeverisës”, ka njoftuar PSD-ja.
/Epoka e re/