Koalicioni AAK-PSD shpalos programin për zhvillim ekonomik
Në një konferencë për medie të mbajtur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka shpalosur programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD, me theks të veçantë atë të zhvillimit ekonomik.
Ymeri ka deklaruar se “qeveria e ardhshme e udhëhequr nga ta ka në fokus krijimin e një fondi zhvillimor i cili do të krijohet dhe mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës dhe do të ndikojë në fuqizimin e bizneseve vendore dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.
Për zhvillim ekonomik, ka folur edhe Muhamet Spahiu, i cili ka treguar se “qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do t’i kushtojnë vëmendje politikave fiskale ku do të ofrohen lehtësira për afaristët vendor, si lirimin e mallrave nga marrja e TVSh-së në kufi e subvencionim të pagës deri në 50 për qind brenda vitit të parë për bizneset që pranojnë punëtorë të rinj”.
Në këtë konferencë është bërë me dije se koalicioni AAK-PSD do ta hap nesër (e mërkurë) fushatën elektorale në Suharekë, duke filluar nga ora 18:00.