Koalicioni i mundshëm LV-PDK, Lushtaku: Në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhë

10 shkurt 2025 | 15:50

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, një ditë pas zgjedhjeve ka folur për “Klankosova.tv” rreth mundësisë që subjekti që ai përfaqëson të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lushtaku ka shprehur qëndrimin e tij duke kundërshtuar kategorikisht këtë mundësi.

Ai ka thënë se kjo nuk guxon të ndodh.

Lushtaku njëherësh nënkryetar i komunës së Skenderajt, u shpreh se vetëm të mendohet një koalicion i tillë, është skandaloze.

“Veç me i shkuar mendja PDK-së me bërë koalicion me LV-në është skandaloze. Në asnjë mënyrë PDK-ja nuk guxon me hy në koalicion”, ka thënë Lushtaku.

I pari i PDK-së në Skenderaj, ka thënë se veç nëse ndodh kjo gjë, ai do të jap dorëheqje nga kjo pozitë.

“Nëse hyn ajo i ka organet e veta, por unë më s’jam kryetar i PDK-së në Skenderaj. Dal qytetar i thjeshtë, unë votën ia jap PDK-së gjithë, por më kryetar i degës nuk jam”, ka thënë Lushtaku.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë bindshëm e para në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ruben Amorim nuk po mbështetet shumë te Christian Eriksen. Kjo…