Koalicioni LV-LDK u rrëzua sepse s’kishte bashkëpunim
17 prill 2020
| 08:19
Besnik Tahiri, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur në televizionin T7 për zhvillimet e fundit politike në vendin Kosovë. Ai ka thënë se sa për opozitën, koalicioni Vetëvendosje-LDK do të ishte në pushtet. Tahiri ka treguar se shumë shokë e kanë pyetur “pse e rrëzuan qeverinë bash në kohën e pandemisë”. “Po roli i opozitës është ky, me rrëzu qeverinë”, ka theksuar Tahiri.
“Nuk kemi pasur marrëveshje të fshehtë me askënd. LDK dhe LV nuk kanë shkuar mirë prej fillimit. Çdo ministër fliste për qejf të vetit. Nuk kishte bashkëpunim”, ka thënë ai.