Koalicioni Nisma – AKR do të jetë befasia e zgjedhjeve
Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dije se lidhja e koalicionit parazgjedhor Nisma – AKR ka formuar një bosht të ri politik i cili ka krijuar njëshpresë të re për qytetarët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se ky koalicion do të jetë befasia e këndshme e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Berisha ka treguar se përkrahja që po gëzon te qytetarëtpo e bën këtë koalicion serioz për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ne jemi të bindur se do të jemi befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve. Po ashtu, jemi të sigurt se pa Nismën nuk do të këtë qeveri, kurse sa i përket të parit, aty do të vendosësovrani më 6 tetor, kur do të mbahen zgjedhjet.Përkrahja e madhe e elektoratit dhe mobilizimi i strukturës së Nismës kanë bërë që ky koalicion të jetë subjekt serioz në zgjedhjet e 6 tetorit dhe të jetë ajo befasia e këndshme që e presin të gjithë”, ka thënëBerisha.
Ai ka vlerësuar se ky koalicion po pritet mirë nga elektorati i të dy subjekteve politike.
Sipas Berishës, ky bashkim i subjekteve politike do të jetë një shpresë e re për qytetarët e vendit. “Mendoj se tashmë edhe qytetarët e kanë kuptuar se Nisma dhe partitë që po ofrohen me Nismën janë një bosht i ri politik, një shpresë e re për institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve. Kjo edhe për faktin se lidershipi i Nismës në të gjitha periudhat e rëndësishme për Kosovën ka qenë i vendosur dhe i guximshëm në shërbim të qytetarëve”, është shprehur ai.
Berisha ka mohuar mundësinë që ky koalicion në çastet e fundit t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër të madh politik.
Ai është shprehur i bindur se në KQZ do të regjistrohen si koalicion dhe kandidat i tyre për kryeministër do të jetë Fatmir Limaj. “Jo, në asnjë mënyrë. Këtë as në ëndërr nuk është duke e parëndokush. Nisma tashmë është përcaktuar për këtë çështje. Natyrisht se gjatë këtyre 24 orëve të fundit mund të pritet që t’i bashkohet Nismës ndonjë subjekt më i vogël politik. Përndryshe, ne të premten në orën24:00 do të aplikojmë në KQZ me kandidatin tonë për kryeministër, z. Fatmir Limaj”, ka deklaruar Berisha.