Koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit
15 tetor 2019
| 12:37
Koalicioni Nisma-AKR-PD do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Burime mirëinformuara brenda Nismës dhe KQZ-së, thonë se ky koalicion parazgjedhor shkon në 5.04 për qind.
Këto burime kanë treguar për “EkonomiaOnline”, se ky koalicion ka vota të mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind.
Me këtë përqindje, koalicioni Nisma-AKR-PD siguron gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Deputet do të jetë edhe Behgjet Pacolli nga AKR-ja, dhe Myzejene Selmani e cila ende nuk është konfirmuar, ndërsa të tjerat do t’i takojnë Nismës.
Fatmir Limaj, Vesel Krasniqi, Arbëreshë Krasniqi dhe Albulenë Balaj, janë kandidatët që do të jenë deputetë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit.